Bisedë me Jeton Shaqirin - ministër i Arsimit dhe Shkencës

 

Jeton Shaqiri: 

„Me kryetarin e Unionit të edukatorëve special dhe rehabilituesve Goran Petrushev dhe prof. Buniamin Memedi, biseduam për sigurimin e përfshirjes më të suksesshme arsimore dhe se si bashkërisht të kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie me mundësi të barabarta, në të cilën fëmijët me nevoja të veçanta arsimore do të jenë të barabartë me të gjithë fëmijët e tjerë.
Mbështetja e tyre profesionale do të ndihmojë gjithashtu në sensibilizimin e publikut, veçanërisht të prindërve, për të pranuar dallimet dhe të drejtën e çdo nxënësi për të ndjekur shkollën që është më afër vendit ku ai jeton.
Ka një angazhim të përbashkët për më shumë edukatorë specialë dhe logopedë në procesin arsimor si dhe për rritjen e numrit të asistentëve edukativo-arsimor dhe personal, si kusht për përfshirje më të madhe të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në klasat e rregullta.
Qëllimi ynë është të mundësojmë arritjet më të mira zhvillimore për çdo fëmijë me nevoja të veçanta përmes arsimit inkluziv. Prandaj është e rëndësishme për ne që të përfshijmë profesionistët në zhvillimin e një qëndrimi pozitiv social ndaj përfshirjes, tejkalimin e frikës së pabazë të prindërve dhe shndërrimin e rezistencës ndaj dallimeve në pranim. Nëpërmjet arsimit ne ndërtojmë personalitete me ndjeshmëri dhe tolerancë.“

 

 

Fotot dhe teksti janë marrë nga: faqja në Facebook e Ministër së Arsimit dhe Shkencës www.facebook.com/jetonshaqirii

 
 
 
ME RESPEKT, 

Lidhja e Edukatorëve dhe Rehabilitatorëve Specialë e Republikës së Maqedonisë së Veriut

ЕН НАУЧНО-СТРУЧЕН СОБИР НА ТЕМА: