Kush jemi ne

Iniciativa për themelimin e organizatës që do t'i përfshijë personat profesionalë që punojnë në fushën e mbrojtjes dhe rehabilitimit të personave me aftësi të kufizuara, ishte ngritur në vitet e pesëdhjeta të shekullit XIX.
Organizata u themelua duke bashkuar disa organizata të defektologëve dhe u quajt Lidhja e Shoqatave Defektologjike të Republikës së Maqedonisë. Iniciatorët e parë për themelimin e organizatës janë: prof. dr. Lupço Ajdinski, prof. dr. Sllavko Keramitçievski, Sllavço Andreevski, Veliçko Andreevski, Mira Veliçkova etj.
Kryetari i parë i kësaj organizate ishte z. Sllavço Andreevski dhe më pas z. Sllavko Keramitçievski. Të dhënat për kryetarët ekzistojnë që nga viti 1979. Mandati i secilit prej kryetarëve është paraqitur në tabelë.

           KRYETARËVE             MANDAT
1. Nikolla Çabukovski 24.11.1979-06.12.1980
2. Sllavço Andreevski 06.12.1980-13.02.1982
3. Ismet Kurtagiq 13.02.1982-14.03.1983
4. Lupço Pushkovski 14.03.1983-19.10.1984
5. Sllavko Keramitçievski 19.10.1984-12.06.1989
6. Mira Veliçkova 12.06.1989-10.02.1995
7. Lupço Ajdinski 10.02.1995-19.10.1999
8. Elizabet Soltirova 19.10.1999-13.09.2004
9. Zoran Kitkanj 13.09.2004-11.04.2009
10. Goran Petrushev 11.04.2009 – aktual


Secili prej kryetarëve të kësaj organizate ka kontribuar në realizimin e shumë aktiviteteve që shpërndahen në programet vjetore. Brenda këtij historiku, do të theksohen aktivitetet e programeve që kanë një rëndësi të veçantë për vendosjen e themeleve të defektologjisë në Republikën e Maqedonisë dhe aktivitetet për avancimin e kësaj shkence.
Përpjekjet e para për mbrojtjen institucionale të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë ndodhin diku në vitet e pesëdhjeta të shekullit XIX. Në periudhën nga viti 1948 deri në vitin 1970, shumica e aktiviteteve të defektologëve kishin për qëllim hapjen e institucioneve për personat me aftësi të kufizuara dhe formimin e defektologjisë si shkencë në Republikën e Maqedonisë. Institucioni i parë u hap në vitin 1949 në fshatin Petrovec, Shkup dhe u quajt Instituti i Fëmijëve me Defekt. Gjatë kësaj periudhe në Republikën e Maqedonisë, kuadri i defektologëve nuk ishte arsimuar akoma, të gjitha idetë dhe aktivitetet e punës kanë lindur nga defektologët tashmë të diplomuar në Beograd ose Zagreb.
Në vitin 1991, në tetor, Lidhja e Defektologëve e Republikës së Maqedonisë përgatiti propozim-projekt për themelimin e institucionit të arsimit të lartë për edukimin e defektologëve në Republikën e Maqedonisë, atë e dorëzuan në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, në Rektoratin e Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi” dhe në Ministrinë e Arsimit dhe Edukimit Fizik, pas së cilës u hapën studimet e defektologjisë
në Fakultetin Filozofik në Shkup. Deri në këtë periudhë, kuadri i defektologëve nuk ishte arsimuar në Republikën e Maqedonisë.
Pra, në dhjetor 1992, Lidhja paraqiti kërkesë në Ministrinë e Arsimit për bursa për studimet pasuniversitare në shkencat defektologjike, me qëllim të rritjes së numrit të magjistrave dhe doktorëve në shkencat defektologjike, të cilët do të jenë në gjendje të edukojnë kuadër profesional - defektologë. Në janar 1995, Lidhja dërgoi kërkesë në Ministrinë e Arsimit për punësimin e defektologëve në shkolla dhe institucione.

Në mars 1995, Lidhja paraqiti kërkesë në Ministrinë e Arsimit për të regjistruar profilin e pedagogut të diplomuar special për parandalimin dhe risocializimin e personave me çrregullime në sjelljen shoqërore. Në të njëjtin vit, Lidhja e njoftoi Ministrinë e Arsimit për çështje të caktuara që lidhen me arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në zhvillimin fizik dhe mendor, që duhet të rregullohen në mënyrë adekuate në aktet ligjore dhe nënligjore.

Në mars 1996, Lidhja e filloi projektin për të organizuar trajtimin e fëmijëve me autizëm. Në shtator 1996, Lidhja u takua me ndihmësministrin Ilija Rajçanovski në lidhje me punësimin e pedagogut special për parandalimin dhe risocializimin, si dhe miratimin e vendimit për dhënien e bursave për kuadrin e defektologëve në Republikën e Maqedonisë. Po atë vit, në nëntor, Lidhja nënshkroi marrëveshje me UNICEF-in për të bashkëpunuar dhe mbajtur një Simpozium për detektimin, diagnostifikimin dhe trajtimin. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, Simpoziumi u mbajt në Strugë nga 5 deri më 8 nëntor.

Iniciativa për themelimin e organizatës që do t'i përfshijë personat profesionalë që punojnë në fushën e mbrojtjes dhe rehabilitimit të personave me aftësi të kufizuara, ishte ngritur në vitet e pesëdhjeta të shekullit XIX.
Organizata u themelua duke bashkuar disa organizata të defektologëve dhe u quajt Lidhja e Shoqatave Defektologjike të Republikës së Maqedonisë. Iniciatorët e parë për themelimin e organizatës janë: prof. dr. Lupço Ajdinski, prof. dr. Sllavko Keramitçievski, Sllavço Andreevski, Veliçko Andreevski, Mira Veliçkova etj.
Kryetari i parë i kësaj organizate ishte z. Sllavço Andreevski dhe më pas z. Sllavko Keramitçievski. Të dhënat për kryetarët ekzistojnë që nga viti 1979. Mandati i secilit prej kryetarëve është paraqitur në tabelë.

Secili prej kryetarëve të kësaj organizate ka kontribuar në realizimin e shumë aktiviteteve që shpërndahen në programet vjetore. Brenda këtij historiku, do të theksohen aktivitetet e programeve që kanë një rëndësi të veçantë për vendosjen e themeleve të defektologjisë në Republikën e Maqedonisë dhe aktivitetet për avancimin e kësaj shkence.
Përpjekjet e para për mbrojtjen institucionale të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë ndodhin diku në vitet e pesëdhjeta të shekullit XIX. Në periudhën nga viti 1948 deri në vitin 1970, shumica e aktiviteteve të defektologëve kishin për qëllim hapjen e institucioneve për personat me aftësi të kufizuara dhe formimin e defektologjisë si shkencë në Republikën e Maqedonisë. Institucioni i parë u hap në vitin 1949 në fshatin Petrovec, Shkup dhe u quajt Instituti i Fëmijëve me Defekt. Gjatë kësaj periudhe në Republikën e Maqedonisë, kuadri i defektologëve nuk ishte arsimuar akoma, të gjitha idetë dhe aktivitetet e punës kanë lindur nga defektologët tashmë të diplomuar në Beograd ose Zagreb.
Në vitin 1991, në tetor, Lidhja e Defektologëve e Republikës së Maqedonisë përgatiti propozim-projekt për themelimin e institucionit të arsimit të lartë për edukimin e defektologëve në Republikën e Maqedonisë, atë e dorëzuan në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, në Rektoratin e Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi” dhe në Ministrinë e Arsimit dhe Edukimit Fizik, pas së cilës u hapën studimet e defektologjisë
në Fakultetin Filozofik në Shkup. Deri në këtë periudhë, kuadri i defektologëve nuk ishte arsimuar në Republikën e Maqedonisë.
Pra, në dhjetor 1992, Lidhja paraqiti kërkesë në Ministrinë e Arsimit për bursa për studimet pasuniversitare në shkencat defektologjike, me qëllim të rritjes së numrit të magjistrave dhe doktorëve në shkencat defektologjike, të cilët do të jenë në gjendje të edukojnë kuadër profesional - defektologë. Në janar 1995, Lidhja dërgoi kërkesë në Ministrinë e Arsimit për punësimin e defektologëve në shkolla dhe institucione.

Në mars 1995, Lidhja paraqiti kërkesë në Ministrinë e Arsimit për të regjistruar profilin e pedagogut të diplomuar special për parandalimin dhe risocializimin e personave me çrregullime në sjelljen shoqërore. Në të njëjtin vit, Lidhja e njoftoi Ministrinë e Arsimit për çështje të caktuara që lidhen me arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në zhvillimin fizik dhe mendor, që duhet të rregullohen në mënyrë adekuate në aktet ligjore dhe nënligjore.

Në mars 1996, Lidhja e filloi projektin për të organizuar trajtimin e fëmijëve me autizëm. Në shtator 1996, Lidhja u takua me ndihmësministrin Ilija Rajçanovski në lidhje me punësimin e pedagogut special për parandalimin dhe risocializimin, si dhe miratimin e vendimit për dhënien e bursave për kuadrin e defektologëve në Republikën e Maqedonisë. Po atë vit, në nëntor, Lidhja nënshkroi marrëveshje me UNICEF-in për të bashkëpunuar dhe mbajtur një Simpozium për detektimin, diagnostifikimin dhe trajtimin. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, Simpoziumi u mbajt në Strugë nga 5 deri më 8 nëntor.

Кои сме ние?

Сојуз на специјални едукатори и рехабилитатори на Република Северна Македонија

Сојузот на специјални едукатори и рехабилитатори на Република Северна Македонија е невладино, стручно – професионално и хуманитарно здружение награѓани во кое доброволно се здружуваат специјални едукатори и рехабилитатори, логопеди, специјални (социјални) педагози и други стручни профили кои работат со лицата со попреченост како и самите лица со попреченост, нивните родители или старатели.

Активностите кои се реализираат од страна на Сојузот на специјални едукатори и рехабилитатори на Република Северна Македонија, се темел за иднината на организацијата која ќе прерасне во провајдер на услуги од страна на стручни лица. Услугите од стручните лица ќе придонесат за успешност во процесот на вклучување на лицата со попреченост во сите сегменти на општественото опкружување.

Мисијата на Сојузот на специјални едукатори и рехабилитатори на Република Северна Македонија е да изгради капацитети во општеството, преку кои ќе се овозможат еднакви можности за општествено вклучување, пред се на децата со попреченост. Според тоа организационата мисија, на оваа организација се сведува на следнава реченица: "СОЗДАВАМЕ УСЛОВИ ЗА ЕДНАКВИ МОЖНОСТИ".