Informatë mbi projektin "E-platforma për mbështetjen në distancë të fëmijëve me
aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre gjatë pandemisë së Kovid-19"
Lidhja e Edukatorëve dhe Rehabilitatorëve Specialë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën nga korriku deri në nëntor 2020, në bashkëpunim me Shoqatën Maqedonase Montesori, e realizuan projektin "E-platforma për mbështetjen në distancë të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre gjatë pandemisë së Kovid-19“. Projekti u mbështet financiarisht nga Misioni i OSBE-së në Shkup, si pjesë e Thirrjes së Jashtëzakonshme për Propozime: Fondi për Përgjigje ndaj Kovid-19.
Produkti i projektit është Eduink.mk - platformë për mbështetjen e arsimit gjithëpërfshirës. Platforma ofron mbështetje të individualizuar të të mësuarit për nxënësit me aftësi të kufizuara nga klasa I deri në klasën V që janë të përfshirë në mësimin e rregullt në shkollat fillore dhe që e ndjekin mësimin sipas Planit Arsimor Individual (PAI).
Platforma ka pjesë kryesore që është e arritshme për të gjithë vizitorët, si dhe pjesë për dhënien e shërbimeve të personalizuara të mbështetjes së të mësuarit. Shfrytëzuesit që do të marrin mbështetje të individualizuar arsimore nga personat profesionalë (edukatorët dhe rehabilitatorët specialë me përvojë praktike shumëvjeçare) duhet të regjistrohen nga prindërit ose mësimdhënësit, pas së cilës do të krijohet profili i personalizuar në të cilin do të vendosen përmbajtjet dhe udhëzimet e individualizuara edukative për të mësuar në pajtim me PAI-në e secilit nxënës.
Përmbajtjet e platformës do të mundësojnë zotërimin më të lehtë të materialit mësimor nga nxënësit me aftësi të kufizuara, dhe njëherazi do të jenë të dobishme për prindërit e tyre në sigurimin e mbështetjes përkatëse në shtëpi. Ato do të jenë, gjithashtu, resurs i rëndësishëm për kuadrin e mësimdhënësve dhe personave të tjerë profesionalë të përfshirë në mësim me këta nxënës.
Për të hyrë në platformë shkruani www.eduink.mk
Lidhja e Edukatorëve dhe Rehabilitatorëve Specialë e Republikës së Maqedonisë së Veriut