Konferencë ndërkombëtare shkencoro-profesionale

“Arsimimi i personave me pengesa në zhvillim - gjendjet dhe perspektivat aktuale"

13-15 dhjetor, 2022  Shkup , R.Maqedonisë Veriore

 

 ⇒ Formulari i paraqitjes/aplikimit për pjesëmarrje në konferencën shkencoro-profesionale ndërkombëtare ⇐ ⇐

 

INFORMACIONE PËR KONFERENCËN

Organizatorë:

  • Federata e edukatorëve special dhe rehabilitatorëve të Republikës së Maqedonisë Veriore 
  • Fakulzteti Filozofik Shkup,Instituti për edukim special dhe rehabilitim.
  • Fakulteti Pedagogjik Tetovë, studimet për edukim special dhe rehabilitim.

Sponzor: Ministri i arsimit dhe shkencës  z.Jeton Shaqiri 

Kategoritë (lëmitë) dhe temat:

  • Ndikimi i diagnostifkimit dhe ndërhyrjes(intervenimit) së hershme në arsimimin  e nxënësëve me pengesa në zhvillim - strategjitë klinike dhe trendet në rehabilitim:
    • Aspektet etiologjike të pengesës/paaftësisë;
    • Ndikimi i parandalimit dhe detektimi(zbulimit) në arsim;
    • Diagnoza e hershme dhe rëndësia e saj për arsimimin/edukimin;
    • Ndikimi i ndërhyrjes së hershme në arsim;
    • Metodat dhe teknikat për vlerësim dhe trajtim;
  • Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve me pengesa në zhvillim në institucionet parashkollore;
    • Përvoja të inkluzionit (gjithpërfshirjes) në institucionet parashkollore;
  • Arsimi fillor i nxënësëve me pengesa në zhvillim:
    • Vlerësimi I nxënësëve me pengesa në zhvillim gjatë kyqjes në arsimin fillor; 
    • Llojet e mbështetjes mësimore për nxënësit me pengesa në zhvillim (asistencë arsimore, asistencë personale, teknologji ndihmëse/assistive , ekip inkluziv);
    • Roli i Shkollave fillore me qendra burimore dhe Qendrat mbështetëse mësimore në arsim;
    • Plani Individual Arsimor dhe Programi i Modifikuar;
    • Ndjekja/monitorimi, notimi dhe vlerësimi i arritjeve të nxënësve me pengesa në zhvillim;
  • Arsimi i mesëm i nxënësve me pengesa  në zhvillim: 
    • Përvoja dhe perspektivat;
  • Arsimi i lartë i personave me pengesa në zhvillim;
  • Edukimi/arsimi i nxënësëve me pengesa në zhvillim në kushte të pandemisë:
    • Përvoja dhe perspektivat;
  • Aspektet socio-ekonomike të arsimimit/edukimit të personave me pengesa në zhvillim:
    • Ndikimi i arsimit në përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara/pengesa në zhvillim;
    • Prindërit dhe familjet e personave me pengesa në zhvillim si pjesëmarrës aktivë në të gjitha segmentet e procesit;
    •  Përfshirja/inkluzioni  sociale e personave me pengesa në zhvillim;
    •  Modelet e mbështetjes për edukimin e personave me pengesa në zhvillim  nga qendrat ditore dhe institucionet e mbrojtjes sociale;
    •  Rehabilitimi profesional dhe punësimi i personave me pengesa në zhvillim;
    • Roli i sektorit të OJQ-ve në arsim dhe mbështetjen e personave me pengesa në zhvillim.

 

 

Qëllimii konferencës 

  • Rrjetëzimi i institucioneve dhe forcimi i komunikimit të edukatorëve, hulumtuesve/studiuesve, profesionistëve të mjekësisë, prindërve dhe të gjithë atyre që janë të përkushtuar për përmirësimin e arsimimit dhe cilësisë së jetës së personave me pengesa në zhvillim ; shkëmbimi i përvojave dhe njohurive dhe dhënia e sugjerimeve për përmirësimin e edukimit/arsimimit, diagnostikimit dhe rehabilitimit të personave me pengesa në zhvillim ; shqyrtimi i sfidave me të cilat duhet të përballet Republika e Maqedonisë së Veriut në drejtim të përmirësimit të edukimit dhe arsimimit  të personave me pengesa në zhvillim .

Grupet e synuara

  • Profesionistë - edukatorë specialë dhe rehabilitatorë (profile të ndryshme), mësues, edukatorë, psikologë, pedagogë, logopedë, pediatër, psikiatër, punonjës socialë, etj.;
  • Institucionet që merren me edukimin, diagnostikimin, rehabilitimin, trajtimin dhe mbrojtjen e personave me pengesa në zhvillim ;
  • Prindërit e fëmijëve me pengesa në zhvillim 
  • Përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor;
  • Organizatat joqeveritare;

Gjuha zyrtare e konferencës 

  • Ghuhë maqedone 
  • Gjuhë shqipe 
  • Gjuhë angleze 

Format e pjesëmarrjes 

  • Prezantim plenar
  • Prezantim me gojë
  • Prezantim  me poster
  • Pjesëmarrja pa prezantim

 

  Lexo më shumë - Konferencë ndërkombëtare shkencoro-profesionale - Shkup, dhjetor 2022
  Udhëzues për autorët
  Formulari i paraqitjes

 

ME RESPEKT, 

Lidhja e Edukatorëve dhe Rehabilitatorëve Specialë e Republikës së Maqedonisë së Veriut